LONDER

Tre vjet më parë, Steven Dowd u nis për një udhëtim normal dhe gjatë rrugës hasi një pengesë, e cila i kushtoi shumë. 40-vjeçari ishte për një trajnim në një event të çiklizmit në Londër dhe në kohën që po ecte me biçikletë 10 milje nga shtëpia e tij në Woolwich në qytetin ku punonte dhe do takonte mikun e tij, incidenti e dërgoi në ajër, duke përplasur kokën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përplasja i shkaktoi një lëndim në shtyllën kurrizore. Në fillim, ai mendoi se kishte lënduar vetëm fytyrën dhe nxitoi ta prekte, por, më vonë zbuloi që e vetmja gjë që kishte lënduar ishte fakti që nuk arrinte të ndiente pjesën tjetër të trupit. Për këtë arsye, kur iu tha se mund të mbetej totalisht i paralizuar, ai mendoi eutanazinë (vdekja me dëshirë).

Më vonë, doktorët i thanë atij se afër spitalit të San George do të bëhej një operacion eksperimental në shtyllën kurrizore dhe ai mund të ishte një kandidat i përshtatshëm.

Ai vendosi të ndërrmarrë operacionin disa ditë më vonë. Steven ishte i aftë të lëvizte disa nga gishtat e tij.

“Do të ishte e pavlerë të them se jam ‘kthyer në normalitet’. Kam ende disa paraliza në duart e mia. Njerëzit përqëndrohen në ecjen me lëndime të shtyllës kurrizore, por në realitet ndikon në krahë, këmbë, fshikëz, zorrë, në funksionin seksual dhe gjithçka në mes.
Kam ende ditë ku nuk mund të dal nga shtrati. Ende kam spazma komplekse, sidomos natën kur jam e lodhur. Është sikur të kesh një ngërç, por në tërë trupin tënd.”-u shpreh ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb