Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmataj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kur ka parë se ministri Genti Cakaj ka dalë në konferencë për mediat, ka menduar se do të jepte dorëheqjen.

Sipas Mehmetaj, duke qenë se Rama vetë nuk dha dorëheqjen, ka menduar se mos kishte bërë “kurban” Cakajn, por as kjo gjë nuk ka ndodhur. Kejdi Mehmetaj thekson se Rama e Cakaj duhet jo vetëm të dorëhiqen, por edhe të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

Postimi i Kejdi Mehmetajt:

Në momentin që pash lajmërimin për konferencën e shtypit të Zëvendësit, Z.Caka, mendova se KM e kishte planifikuar “kurbabin” e rradhës e në vend të tij do kishte detyruar zëvendësin të dorëhiqej.

Por jo!

Pas një përpjekjeje shumë të vështirë për të kuptuar çfarë donte të thoshte Z.Caka (dhe vetëkuptohet se vështirësia nuk vinte nga dialekti) gjatë konferencës së shtypit, dola në 3 përfundime:

1- Me këtë nivel të dobët diplomacie, Shqipëria edhe sikur te ishte e zhvilluar sa Zvicra, nuk do ja dilte të avanconte në proceset integruese.

2-Si rrjedhojë e naivitetit apo porosisë, Zëvendësi Caka vazhdoi të përsërisë dogmat dëshpëruese të Ramës se krimi, azilkërkuesit, abuzimi me pushtetin dhe autokracia në Shqipëri janë bishta që i përdorkërka Macron për të fituar vota në Francë ?

3- Se Edi Rama, Zëvendësi e ministrat e qeverisë, nuk kanë përse të largohen se nuk kanë premtuar ndonjëherë hapjen e negociatave (kujtoj këtu deklaratën publike të 2018 ku Rama tha se negociatat janë hapur e kemi marrë datën e fillimit të punës).

Tani, nëse e marrim të mirëqenë se ata nuk kanë premtuar çeljen e negociatave, a mos vallë kanë premtuar diku MiniSchengen-in Ballkanit pa Kosovën e Malin e Zi, njësoj si kishin premtuar ndarjen e Kosovës? Dhe mbi të gjitha kujt ja kanë bërë këtë premtin e çfarë fitojnë nga trazirat që mund të krijohen në rajon si rrjedhojë e realizimit të këtyre premtimeve?

Dorëheqja është pak, këta duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb