Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në parlament tha se dëgjoi anëtarët e maxhorancës, teksa ata folën për tërmetin që ra në Shqipëri.

Murrizi u shpreh se mendonte se deputetët do të flisnin për tërmetin e Çim Pekës apo të Damian Gjiknurit, e jo për një tërmet që e ka në dorë Zoti. Ai shtoi se maxhoranca duhet të shikojë punët, sepse shumë gjëra po i bën gabim, duke akuzuar qeverinë se bashkëpunon me oligarkët.

Shumica e maxhorancës kanë folur për tërmetin. Ra ky mort e u pamë. Lëreni propagandën, por merruni me punët e juaja. Isha në Ballsh. Janë 1000 familje që ushqehen nga rafineria në Ballsh. Ua ka premtuar Rama, Ruçi se do ua zgjidhë ngërçin mes tyre dhe një kompanie të huaj. Në fakt, janë sekserët ata që ia ngushtojnë fytin Ramës. Pasuria e shqiptarëve nuk është e askujt, por e shqiptarëve. Maxhoranca bën politika të pista me sekserë në Kryeministri.

Ju ua keni lënë lakun në fyt punëtorëve dhe kësaj kompanie nuk ia merrni taksat. Tallet me pasurinë e shqiptarëve. Paguan tatim, nuk paguan te arka e shtetit shqiptar. Shikoni këto familje e punëtorë, se jo vetëm që nuk do ua japin votën, por as kanë për t’ju parë me sy. Unë mendova se do flisni me tërmetin e Çim Pakës apo të Damianit, por ju u morët me  tërmetin e Zotit. Sot bëhen pazare në kurriz të popullit. Ju punoni me oligarkët. Në Lushnjë, keni ministrin e Bujqësisë që do të shpronësojë banorët”, tha Murrizi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb