E ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Fiona Dani, sekretare e LRI, foli për fitoren e Brazilit kundër Meksikës. Ajo tha se në fillim ka qenë skeptike për shanset e ‘seleçaos’ në Botëror.

“Unë jam më e vogla dhe ndoshta nuk e kam arrit atë Brazilin e çudirave të 94’ apo 98’, por me thënë të drejtën duke u bazuar te parashikimi i ‘The Simpsosns’ mendova se nuk do të vijonte gjatë.
Me eliminimin e Portugalisë dhe Meksikës ai skenar tani është i pamundur dhe tani jam i bindur se Brazili do t’ia dalë të fitojë.”

Sa i përket lojës

“Unë besoj se Brazili ka fatin që ka një portier të sigurtë dhe ky është fat. Ndërkohë për Neymar mund të them se ndoshta kritikat e profesionistëve apo të tifozëve e bënë që të luante pak më mirë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb