Aktorja e njohur durrsake Olta Gixhari nuk ka mbajtur dot lotët në një lidhje live me emisionin ‘Ftesë në 5’ kur moderatorja Bieta Sulo e ka pyetur për përjetimin në 26 nëntor, ditën kur një tërmet i fortë goditi vendin.


“Ishte një natë tmerri, nuk do e besoni atë që përjetuam”, tha ajo mes të tjerash. “E kuptoj që ta risjellësh në vëmendje atë që keni përjetuar disomos te shtëpia në Durrës”, iu drejtua Bieta teksa ajo nuk fliste dot.


Olta: Më besnoi që për fatin tuaj të mire, padyshim që e keni ndjerë shumë edhe ne Tirane por ju nuk e keni idenë se cfarë ka ndodhur atje, të gjithë durrsakët janë në një fazë…këto ditë kam kaluar shumë në Durrës, unë dje erdha jashtë shtetit. Une ndodhem tani larg shtepise sime por ate nate te tmerrshme isha ne Durres me familjen time, nate e zeze, por nga njera ane them shyqyr qe u ndodha atje se isha nje krah shume i forte per prinderit e mi se do ishin vetem. Ka qene nje situate shume e veshtire nje tragjedi shume e madhe.


Fatmiresisht une dhe familja ime gezojme shendet te mire, shtepine e kemi braktisur, kemi ikur nga frika dhe sdo shkelim ne ate ndertese deri sa ekspertet te na thone eshte apo jo i banueshem. Gjate atyre sekondave dritat u prene, na binin gjera ne koke, ne trup dhe na bllokuan deren e jashtme. Mua me ra gjithe dollapi i kepuceve qe eshte sa faqe e murit, na bllokoi deren, gjunjet i kemi te nxire, demtimi i madh eshte psikologjik, kemi pesuar shok.

Momenti me i tmerrshem ishte kur te tre u perqafuam dhe nisem te luteshim, ishte si dorezim, dera nuk na hapej dhe menduam se aty mori fund cdo gje. Ishte terr, nuk kuptoja pse po rrezohesha. Zhurmat ishin shume te medha, ne banojme edhe ne kat te shtate dhe zbritja e shkalleve zbathur ishte nje tmerr me vete”./tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb