TIRANE
Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit edhe në zonën e Astirit në Tiranë. Gazetari Osman Stafa, ishte atje me kameran e News24, ndërsa mori edhe përjetimet e banorëve, pas lëkundje të forta.
Për kamerat ata shprehen së kanë dalë jashtë të tmerruar ndërsa mendimi i parë ka shkuar për fëmijët.
Dëme të konsiderueshme janë shënuar edhe në këtë zonë si pasojë e lëkundjeve, mure të çarë e të shembura në tokë, vihen re në pamje.