Kreu i PDSH Menduh Thaçi ka folur për dënimin e tij në rastin “Titanik 2”. Thaçi tha se dënimi i tij me burg ishte padrejtësi dhe jo drejtësi.

“Dënimi im me burg nuk ishte drejtësi, por padrejtësi. Unë do të vazhdoj ta kërkoj padrejtësinë time në të gjitha instancat, madje edhe në ato ndërkombëtare. Mendoj se këto truqe i bëjnë shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët janë jashtëzakonisht të interesuar që të vendosin gurë në binarët ku lëviz lokomotiva e PDSH. Ata duan që këtë parti ta nxjerrin prej binarëve”, tha Menduh Thaçi në një prononcim për mediat.

Për numrin një të PDSH, këto janë provokime, por se partia që ai udhëheq do të vazhdojë rrugëtimin në binarët e integrimit të Maqedonisë Veriore në NATO dhe në BE.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb