Në panairin Auto Shanghai 2015, grupi Daimler ka prezantuar rivalin e BMW X4 duke sjellë një koncept të ri të Mercedes-Benz GLC Coupe.

Edhe pse u prezantua si koncept, kompania e njohur gjermane thotë se GLC “është afër prodhimit”.

Zëvendësuesi i gjeneratës GLK pritet të vijë në vitin 2016.

“Vëllai” i GLE Coupes vjen me motor bi-turbo V6 3.0 litër me 367 kuajfuqi. Ky motor pritet të jetë pjesë e modelit AMG Sport, ndërsa modeli AMG GLC 63 Coupe besohet se do të jetë vetura më e fuqishme e konceptit të ri.

Analistët e makinave presin sukses të makinës falë ngjyrës së veçantë, dritave dhe pasqyrave sportive.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: