Los Angeles Auto Show që zhvillohet gjatë javës që vjen, do të jetë eventi i makinave ku Mercedes do të prezantojë zyrtarisht modelin CLS.

Për të zgjuar vëmendjen e entuziastëve, kompania ka vendosur që të tregojë linjat elegante të kësaj veture të re, që për një kohë është parë me shtresat për kamuflazh.

Grilli i madh dhe dritat LED me formë të veçantë, bien në sy më së shumti në këtë imazh të errësuar.

Krahas kësaj fotografie, është edhe një tjetër që tregon se niveli i teknologjisë është shumë i lartë dhe shumë funksione kryhen në mënyrë digjitale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: