Mërgim Mavraj është zyrtarisht lojtari më i ri i Arisit të Selanikut. Marrëveshja mes futbollistit dhe klubit grek u arrit  dje në mbrëmje.

Mësohet se mbrojtësi shqiptar ka firmosur për 2 vite me skuadrën e Aris.

Në këtë ekip, Mavraj i bashkohet një tjetër shqiptari. Migjen Basha  gjithashtu është bërë pjesë e Arisit pak javë më parë.

Mavraj kështu mbylli kontratën me ekipin gjerman të Hamburgut, duke luajtur plot 31 ndeshje pas një sezoni.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: