Apolonia nuk meritonte të humbiste në Vlorë”. Ishte ky mendimi i trajnerit të fierakëve, Artan Mërgjyshi, i cili shprehu gjithë keqardhjen e tij për këtë disfatë të radhës që pësoi skuadra që ai drejton. “Është për të ardhur keq, pasi kjo ndeshje u zgjidh nga një episod. Ishim në kontroll të 90-minutëshit por në fund humbëm. Loja nuk na intereson më, ne duam pikët”. Me këtë humbje zbehen edhe më tepër shanset e Apolonisë për të mbijetuar në Kategorinë Superiore.

Gjithsesi Mërgjyshi u përpoq të përcjellë entuziazëm me deklaratat e tij. “Skuadra është për t’u përgëzuar për shpirtin e garës. Pavarësisht këtyre rezultateve negative radhazi, ne do të luftojmë deri në fund për mbijetesën”. Në krahun tjetër, trajneri i Flamurtarit, italiani Ernestino Ramella shprehu pakënaqësinë për gjendjen shumë të keqe të fushës.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: