TIRANE

“Gazetari dhe moderatori Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë një natë më parë, gjatë kthimit për në Kosovë dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë”. Sipas Informuesi, ish-banori i Big Brother, ndërsa ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, gjithçka ka ndodhur në një shpejtësi të menjëhershme. Gazetari ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, Meritoni ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur”, vijonte lajmi i raportuar nga Informuesi.

Mirëpo, disa orë më pas, Meritoni e mohoi të kishte bërë aksident, ndërsa këshilloi mediat të jenë të kujdesshme në raportimin e lajmeve të paverifikuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb