Me largiminin e Alvaro Moratës drejt Milanit, Atletico Madrid është rifutur në merkato për një sulmues. Skuadra madrilene kërkon një bomber, i cili mund t’i sigurojë golat për sezonin e ri.
Mesa duket, Atletico e ka gjetur të duhurin. “Los Colchoneros” janë shumë afër transferimit të Artem Dovbyk.

Ky i fundit shkëlqeu me Gironan në sezonin e fundit, ku në 36 ndeshje, shënoi plot 24 gola dhe asistoi në 10 të tjera. 27 vjeçari ukrainas shihet si i duhuri nga drejtuesit e Atleticos dhe Simeone për të përforcuar repartin ofensiv. Ndërkohë që, për të siguruar shërbimet e lojtarit, klubi madrlien ka rënë dakord që të paguajë 40 milionë euro

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb