Como vazhdon merkaton intensive. Pasi zyrtarizoi Pepe Reinan si portier të dytë, klubi i sapongjitur në Serie A ka bërë goditjen e radhës. Alberto Moreno është lojtari më i ri i Comos.
Mbrojtësi spanjoll ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, në bazë të performancave. Teksa, Moreno vjen nga Villareal si lojtar i lirë, pasi me spanjollët i kishte përfunduar kontrata.

Kujtojmë që 32 vjeçari është mjaft me eksperiencë pasi nga viti 2014 deri në vitin 2019 ka qenë pjesë e Liverpool, me të cilët ka kaluar një periudhë pozitive të karrierës së tij.
Ndërkohë Como vazhdon merkaton fantastike. Pasi ka zyrtarizuar Pepe Reinan dhe Alberto Morenon, pritet që në ekip të bashkohen edhe lojtarë si Pau Lopez, Raphael Varane apo dhe Memphis Depay.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: