Lojtarët e Shqipërisë  vijojnë të jenë emra të rëndësishëm, që qarkullojnë nëpër mediat botërore, sa i takon të ardhmes së tyre. Disa yje kuqezi mund të qëndrojnë në skuadrat e tyre, por me gjasë do ketë edhe nga ata që mund të ndërrojnë mjedis.

Koha e Armando Brojës te Chelsea mund të ketë përfunduar, duke patur parasysh faktin që klubi londinez dëshiron shitjen e lojtarit, në mënyrë që të arkëtojë para. Sulmuesi kuqezi pëlqehet në Serie A, me emrin e tij që përmendet shumë në korridoret e zyrave të Milanit.

Sipas Tuttosport, gjigandi nga Milano do të përpiqet të nënshkruajë me Brojën me anë të  formulës së huazimit me të drejtë blerjeje. 22-vjeçari shihet si një futbollist që mund të formojë një dyshe të rrezikshme në sulm, së bashku me Joviç.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb