Liverpool kërkon përforcime për mesfushën. The Reds kanë identifikuar Martín Zubimendin, lojarin e Real Sociedad, si një përforcim të mundshëm.
Klubi anglez është gati të futet në tratativa, por problem më vete do jetë kostoja e operacionit, pasi spanjollët nuk heqin dorë lehtë nga shërbimet e Zubimendit. Ky i fundit ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë funtesh (60 milionë euro), shifër kjo e konsiderueshme.
Liverpool shpreson se nëpërmjet negociatave do të mund të gjejë ndonjë marrëveshje, por situata mbetet komplekse. Zubimendit do i pëlqente një kalim në Premier League, çka mund të jetë diçka e rëndësishme gjatë zhvillimit të bisedimeve.
(J.S/BalkanWeb)