Në Itali, ekipet kryesore kanë “lëvizur” dhe madje ndjeshëm në këtë merkato, ku Juventus e Roma kanë qenë ekipet më aktive. Milan gjithashtu ka afruar disa blerje të rëndësishme, ku më kryesori, sulmuesi kampion Evrope Morata, por në këtë renditje mungojnë kampionët e Italisë, Inter.

Vetëm 3 blerje deri më tani, të gjitha me 0 euro, Zielinski, Taremi dhe Martinez. Në pritje të zyrtarizimit të mbrojtësit argjentinas Palacios, kjo merkato mund të konsiderohet e “thatë” për zikaltrit. Ndoshta shumëkush mund të mendojë, se ata janë kampionët, ndaj nuk kanë nevojë të përforcohen, megjithatë aryeja e vërtet qëndron tek bilanci financiar i klubit.

Piero Ausilio e kishte thënë që herët, madje pa përfunduar sezoni i kaluar, se Inter nuk kërkon të krijojë një grup me shumë futbollistë, ndaj me afrimet e Zielinskit dhe Taremit ata ishin mëse të kënaqur.

Klubi ndryshoi pronësinë, me largimin e Zhang dhe ardhjen e amerikanëve të Oaktree, por me shumë gjasa potencialin e vërtetë të drejtueseve amerikanë tek kubi zikaltër, do ta shohim verën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: