Trajneri i Manchester United, Ten Hag nuk hezitoi të fliste së fundmi për merkaton e skuadrës së tij.

“Unë dua që skuadra të jetë sa më e fortë. Ne kemi bërë tashmë dy blerje shumë të mira, kështu që kur të gjithë janë në formë, ne kemi një skuadër që mund t’i mundë të gjithë”.

“Ne po kërkojmë në të gjitha pozicionet për t’u përforcuar. Ne kemi nevojë për një plan me skuadrën për t’u siguruar që jemi mirë në çdo zonë”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb