Fiorentina ka kryer lëvizjen më të bujshme të merkatos deri më tani. Klubi vjollcë ka transferuar në Artmio Franchi, ish sulmuesine Juventusit dhe kombëtares “azzurre”, Moise Kean. Të dyja klubet kanë gjetur akordin, për një shifër afro 18 milionë euro, bonuset e përfshira. Sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj, Juventus do të paguaj 13 milionë plus 5 milionë euro bonuse, të cilat do të ndahen në 4 këste për bardhezinjtë.

Për Fiorentinën kjo është padyshim një blerje e goditur që përforcon sulmin. Me ish lojtarin e PSG dhe Juventus, që gjatë sezoneve të tij në Torino, ka realizuar 14 gola, 11 prej të cilave në kampionat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: