Barcelona i është vënë pas sulmuesit të Bilbaos dhe kombëtares spanjolle, Nico Wiliams. Anësori i majtë po zhvillon një evropian të jashtëzakonshëm deri më tani me “La Roja-n”. Pikërisht kjo performancë e tij ka zgjuar interesin e trajnerit të Barçës, Hansi Flick, i cili duket se kërkon të sjellë në Katalonjë një prej futbollistëve më cilësore spanjoll, i cili padyshim ka një të ardhme të garantuar përpara.

Flitet se Athletic Bilbao kërkon jo me pak se 65 milion euro, në mënyrë që të ulet në bisedime me këdo skuadër që do të interesohej për marrë shërbimet e Nico Willaims. Të shohim në ditët në vijim nëse Barça do të dërgojë ofertën e parë drejt klubit bask.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: