Dy objektivë blaugrana për Interin, që mund të peshkojë në Katalonjë elementët e duhur për të përforcuar mesfushën. Sipas asaj që zbulon sot “Tuttosport”, më 13 mars ka udhëtuar drejt Barcelonës drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, që ka zhvilluar me dy përfaqësues së merkatos së Barcelonës, Erik Abidal dhe Ramon Planes.

Në këtë takim Ausilio ka kërkuar informacione të detajuara rreth Ivan Rakitiç dhe Arturo Vidal. Barça kërkon të përfitojë 60 milionë euro nga shitja e të dyve, por më shumë sesa paratë, pengesa e vërtetë është Valverde, që nuk kërkon të heqë dorë nga kroati. Tjetër situatë për Vidal, kiliani nuk cilësohet i pashitshëm, por Barça nuk e lë të lirë pa 25 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb