Kohët e fundit është bërë e vështirë të refuzosh ofertat e majme të ardhura nga Kina, por në mesin e atyre që e bëjnë këtë zgjehje është edhe Cristian Benteke. 40 mln euro janë refuzuar nga belgu, i cili ka gjetur veten te Crystal Palace pas asaj periudhe jo pozitive që kaloj një sezon më parë me Liverpul.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, klubi i kryeqytetit kinez, Beijing Guoan, i ka ofruar 10 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme sulmuesit Benteke, në përpjekje që ardhja e 26-vjeçari të balancojë blerjet e Oscar dhe Carlos Tevez nga ekipet e qytetit të Shangait, përkatësish SIPG dhe Shenhua. Ndërsa “Daily Mail” konfirmon se në janar Benteke nuk do të lëvizë Crystal Palace.
benteke-cropped_17is62mm2z8go104adakjf6qre
Sulmuesi i kombëtares belge ka zgjedhur të qëndrojë në Londër dhe të punojë nën urdhrat e trajnerit të ri Sam Allardyce duke mbajtur ekipin e që luan në “Selhurst Park” në Premier League. Atje ndihet lider, si te Aston Villa ku “shkëlqeu” në Premier League dhe ndryshe nga Liverpool, ku vuajti për një sezon. Për momentin Benteke i thotë “jo” paràve nga Kina, por në verën e ardhshme Beijing Guoan do të hidhet sërish në sulm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb