Lazio mund të gjejë mesfushorin cilësor që i nevojitet. Nga Turqia vijnë thashethemet për një tentativë të Biancocelestëve për të nënshkruar me Yusuf Yazici, futbollist turk, protagonist me kombëtaren e tij në Kampionatin Evropian në qershor, por doli si lojtar i lirë nga Lille në fund të sezonit të kaluar.

Sa i takon marrëveshjes së mundshme, klubi italian po mendon për detajet ekonomike. Skuadra e Serie A synon që këtë sezon, të arrijë një vend që të dërgon në Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb