Merr fund telenovela “Zirkzee”. Sulmuesi holandez, zgjedh të luajë në ishull, për gjigandët e Manchester United. Sulmuesi holandez ka zbarkuar ditën e sotme në Manchester, ku do të kryejë vizitat mjekësore. Më pas do të firmos me “Djajtë”. Manchester United dhe Zirkzze kanë arritur marrëveshjen mes tyre për një kontratë 5-vjeçare. Kështu lojtari gjatë kësaj periudhe do të përfitoje 3.5 milionë euro në vit, ndërsa plot 45 milionë euro do të shkojnë në arkat e Bolognas.

Kujtojmë se Milan ishte një tjetër ekip që këmbënguli deri në fund për shërbimet e holandezit, por tashmë anglezët kanë fituar garën për Zirkzeen. Në sezonin e fundit me Bolognan, holandezi luajtir në 35 ndeshje, ku shënoi 11 gola dhe asistoi në 5 raste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: