Merkato është në ditët e fundit të saj. Skuadrat po mbyllin edhe tratativat e tyre të fundit për të kompletuar ekipin me sezonin e ri që sapo ka nisur.

Së fundmi në Itali, po flitet për një shkëmbim, në aksin Romë-Milano. Milani ëshë në kërkim të një sulmuesi “pyk”, duke qenë se sezoni është i gjatë dhe impenjimi në Champions do të kërkojë herë pas here “rotacion” nga ana e skuadrës së Fonsekës. Në këto kushte kuqezinjtë i’a kanë vënë “syrin” sulmuesit të Romës, anglezit Abraham, i cili pas ardhjes së Dovbyk do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira në formacionin e De Rossit.

Në krahun tjetë Roma është e interesuar për një mesfushor krahu dhe belgu Alexis Saelemaekers është profili i duhur që do t’i përshtatej formacionit të kryeqytetasve. Për finalizimin e kësaj tratative, Milan do t’i ofrojë Romës krahas belgut edhe 7 milionë euro. Megjithatë përpara se palët të diskutojnë mbi realizimin e këtij shkëmbimi, duhet që më parë, kuqezinjtë t’i gjejnë një destinacion sulmuesit serb Joviç, i cili nuk shikohet më pjesë e projektit të “Djallit” për këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: