Napoli i Antonio Contes është gati për sezonin e ardhshëm, ku padyshim objektivi do të jetë ai, për të luajtur një sezon si protagonistë. Por për këtë fillimisht tekniku leçes duhet të mendojë të përforcojë skuadrën me elementë cilësorë. Një ndër to është edhe qendërmbrojtësi i Torinos Alessandro Buongiorno. Ai ishte një nga pikat më të forta tek “toro”, por edhe një nga mbrojtësit më të dalluar sezonin e shkuar në Serie A.

Flitet se në ditët në vijim do të ketë një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtueseve napoletanë, por parimisht palër duket se kanë gjetur akordin. Bëhet fjalë për një kontratë, që do ta mbajë të lidhur Buongiornon tek klubi i kaltër për 5 sezonet e ardhshme. Tani “topi” do të kalojë te skuadra granata, por sipas mediave italiane flitet se për një vlerë afro 35 milionë euro, Torino do të pranojë ta shesë qendërmbrojtësin në Napoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: