Roma është në kërkim të përforcimit të skuadrës në kuadër të sezonit të ardhshëm. Tekniku Daniele De Rossi ka nisur së bashku me stafin e tij, të ideojë Romën për sezonin e ardhshëm.
Orët e fundit flitet për një interesim të “Giallorossëve”, për sulmuesin e krahut të Napolit, Mateo Politano. Politano ka rinovuar me napolin deri në 2027, por megjithatë Napoli mund të ulet në bisedime me kryeqytetasit, nëse këta të fundit mund të nisin një ofertë 12-15 mln euro.

Alternativa e Politanos, nëse tratativa me Napolin dështon, është Federico Chiesa, i cili pas largimit të Allegrit nga Juventus, nuk e ka më të sigurtë të ardhmen te klubi bardh e zi.
De Rossi kërkon me ngulm të stërvisë Chiesën, ndaj nuk është për t’u përjashtuar, që Roma të nisë “sulmin”, që në javën e ardhshme, për të marrë shërbimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: