Frattesi zhvilloi një sezon fantastik, i pari me zikaltrit e Simone Inzaghit, ku u shpall edhe kampion i Italisë. Megjithëse i aktiviuzar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të kampionatit nga stoli, përgjatë pjesës së dytë, sërish sezoni i Frattesit, mund të konsiderohet më shumë se pozitiv. Ai zhvilloi 42 ndeshje në gjithë sezonin, duke shënuar 8 gola dhe 5 realizuar asist.
Roma së fundmi ka bërë një sondazh tek ziklatrit, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të hapur një tratativë me ta, për mesfushorin e kombëtares italiane, megjithatë duket se për momentin skuadra kampione e cilëson Frattesin si të pashitshëm.
Gjithsesi në futboll, kurrë mos thuaj kurrë dhe Roma, nëse do të paraqesë në ditët në vijim një shifër jo më të ulët se 45 milionë euro, mund të shpresojë pse jo të “lëkund” disi drejtuesit e Interit, për t’u ulur në bisedime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: