Roma rrit ofertën për Matias Soulé. Verdhekuqtë, të cilët tashmë e kanë arritur marrëveshjen me argjentinasin për pagën, i paraqitën Juventusit një ofertë të re për kontratën e tij: 25 milionë plus 4 bonuse, duke arritur kështu gati 30 në total.
Klubi torinez, megjithatë, përsëriti se nuk dëshiron të pranojë një ofertë poshtë 30 milionë euro, çmimi minimal i vendosur nga Giuntoli për shitjen e talentit të lindur në vitin 2003, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Frosinone.
Lamtumira e Soulés është një nga çelësat për të tentuar një lëvizje me Atalantën për Teun Koopmeiners, prandaj Roma do të përpiqet të shfrytëzojë nevojën e Juventusit për të mbledhur para për t’i bindur ata të pranojnë dhe mbyllin marrëveshjen shpejt.
Oferta e parë ishte 23 milionë plus 3 bonuse, lojtari ka pasur një marrëveshje me klubin kryeqytetas prej disa kohësh: 2 milionë në sezon plus bonuse deri më 30 qershor 2029.
Leicester City është gjithashtu gjithmonë pranë tij, por “Dhelprat” kurrë nuk kanë shkuar përtej 25 milionë eurove dhe duket se janë një hap prapa në garën për sulmuesin.