Sodiq Atanda është lojtari më i ri i Flamurtarit. Ndonëse mungon ende zyrtarizimi, mbrojtësi është transferuar në Vlorë. Andrea Agostinelli e njeh mjaft mirë mbrojtësin, pasi në të kaluarën kanë qenë së bashku te ekipi i Partizanit.
Italiani kështu “blindon” mbrojtjen me Atandën, i cili e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptarë dhe eksperienca e tij do të ndihmonte vlonjatët për t’u ngjitur në Superiore. 30-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit dhe tashmë pas shijakasve do të nisë aventurën në Vlorë. Në të kaluarën nigeriani ka mbajtur veshur edhe fanellën e Apolonisë dhe Egnatias.