Merkato e dimrit u mbyll këtë të enjte, koha për bilance por dhe për një rekord unik. Në një kohë kur të gjithë u përfshinë nga “ethet” e merkatos, një skuadër në Premier League, Tottenham Hotspur, nuk realizojë asnjë blerje. Kjo tingëllon e çuditshme në një kohë kur janë në vendin e tretë në kampionat, në 1/8 e Champions League dhe duhet të bëjnë pa shërbimet e Kane dhe Dele Alli, dy lojtarët më të rëndësishëm.

Kane
Kane

Me “heshtjen” e tyre në merkato, Tottenham ka vendosur një rekord të veçantë pasi është e vetmja skuadër britanike e cila nuk ka realizuar asnjë blerje brenda 365 ditëve, një vit i plotë pas asnjë blerje është pa diskutim një rekord unik, duke parë dhe kushtet se si zhvillohet futbolli sot.

Pocetino
Pocetino

Ky detaj ka “çmendur” tifozët ndërsa trajnerit Mauricio Pochettino nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bëj ironi me kundërshtarët: “Liverpool ka nevojë për një qendërmbrojtës, blen Dijk. Kanë nevojë për një portier, kush është më i miri? Alisson. Të njëjtën gjë bën dhe Man.City”, u shpreh trajneri argjentinas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb