Benjamin Šeško, është padyshim një nga talentet e shumëkërkuar nga klubet më në zë të Evropës. Slloveni që është i grumbulluar me kombëtaren e tij në këtë evropian, ishte një nga emrat më të lakuar nga shtypi sportiv ndërkombëtar me skuadrat angleze si Chelsea, Manchester United apo Arsenal, që ishin shumë të interesuara për të. Mirëpo për t’i surprizuar të gjithë, slloveni duket se ka vendosur të ardhemen e tij, duke mos u larguar nga Leipzig.
Ai do të rinovojë kontratën me gjermanët dhe njësoj siç bëri Erling Haaland tek Dortmund, do të presë momentin e duhur, për të bërë hapin e madh në karrierë, për t’u transferuar tek ndonjë klub i madh.