Teuta deri tani është fokusuar si fillim së pari tek skarcimet për sa i përket merkatos së verës. Nga ekipi janë larguar mbrojtësi Harallamb Qaqi, dhe sulmuesit Realdo Fili dhe Rodrigo Faust, ndërsa ende nuk ka gjë të saktë për sa i përket lojtarëve të tjetër që do të largohen nga blutë.

E ARDHMJA- Nga sa është lënë të kuptohet në deklarimet e stafit teknik, thuajse i gjithë grupi i futbollistëve titullarë, që janë në kontratë me Teutën, do të vazhdojnë me ekipin blu. Madje, këtë dëshirë nuk kanë nguruar ta bëjnë publike edhe “jabanxhinjtë” e Teutës, siç janë disa e kanë thënë hapur se duan t’i qëndrojnë besnikë durrsakëve dhe presin me padurim datë e nisjes së përgatitjeve. Pritet të këtë dhe afrime deri sa të barazohet me numrin që janë larguar. Dy lojtarë të tjerë mund të mos jenë më pjesë e skuadrës, duke krijuar hapësira për afrime për stafi teknik. Deri në këto momente Teuta nuk ka zyrtarizuar asgjë në merkato.

Aktualisht, bregdetarët po punojnë për afrimin e disa lojtarëve, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Shumë emra po diskutohen me stafin e ri teknik, i cili po ndjek futbollistë të ndryshëm, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Edhe pse kërkohet duket se në këtë moment prioritet për “djemtë e detit” është mbrojta. Ky është një nga repartet që ka më tepër nevojë për përforcime dhe kërkohet një lojtar që e njeh mirë prapavijën. Në sezonin e fundit, Teuta ka vuajtur shumë në fazën difensive, ndaj në këtë merkato po i shohin me shumë kujdes alternativat e ofruara. Në edicionin e kaluar, ishte një mbrojte jo shumë e mirë ku vetëm pas afrimeve te janarit situata u normalizua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb