Menjëherë pas përfundimit të takimit mes kancelares gjemane, Angela Merkel dhe kryeministrit Edi Rama, në faqen e Facebook, seksioni në shqip i Deutsche Welle, shpërndau informacionin mbi takimin e kryeministrit me kancelaren gjermane, informacion që në fakt ishte njoftimi që shpërndau për mediat, zyra për shtyp e kryeministrit.

Whatsapp Image 2019 04 30 At 11.17.09

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Deutsche Welle, i kërkuar ndjesë lexuesve të saj, ndërsa shkruan se njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit, u mendua si raportimi i korespondentit të tyre në lidhje me takimin në fjalë.

Deutsche Welle e ka konsideruar një gabim teknik këtë status, dhe ka kërkuar ndjesë duke e fshirë atë nga profili i saj në facebook.

“Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Welles! Me reagimet tuaja dje Ju kishit të drejtë ! Sepse një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një, njoftimi u keqkuptua si njoftim i korrespondentit tonë. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim!” shkruhet ne profilin ne facebook te DW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb