BERLIN– Kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi sot se do të luftonte kundër ideologjive të terrorizmit me të gjitha mjetet e shtetit të së drejtës duke bërë homazhe para deputetëve të Bundestagut për viktimat e atentateve të kryera javën e kaluar në Francë në emër të xhihadizmit.

“Ata që shprehin urrejtje, që kryejnë akte të dhunshme në emër të islamit, bashkëpunëtorët dhe ideologët e terrorizmit ndërkombëtar do të luftohen ashpër duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për një shtet të së drejtës”, premtoi Merkel në një fjalim para Dhomës së Ulët të parlamentit gjerman, në përfundim të një minute heshtjeje në kujtim të viktimave.

Ajo siguroi hebrenjtë ashtu dhe myslimanët se do të jenë të mbrojtur nga autoritetet.

“Ne në Gjermani, nuk do t’iu lejojmë të ndaheni”, konfirmoi ajo duke nënvizuar se asgjë nuk mund ta justifikojë terrorizmin, as një fëmijëri e vështirë.

Të mërkurën, qeveria gjermane njoftoi riforcimin e kufizimeve të udhëtimit për të penguar xhihadistët potencial të shkojnë në zonat luftarake në Siri dhe në Irak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: