“Vij personalisht nga një vend i cili prej kohësh ka qenë i ndarë nga një mur, pasi kam jetuar 34 vjet prapa Perdes së Hekurt dhe e di se çfarë do të thotë kur muret bien, kur kufijtë zhduken dhe kur ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo bashkëjetesë paqësore të ruhet”.

Kështu deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një vizite në Dublin ku u takua me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Të dy liderët dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në Dublin pas bisedimeve me fokus procesin Brexit, ku Merkel falenderoi Varadkar për ftesën në një tryezë të rrumbullakët me persona nga zonat kufitare të Irlandës Veriore dhe Jugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: