BUDAPEST- “Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë. Jemi për zgjidhje diplomatike të konfliktit mes Kievit dhe separatistëve”, kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Ne mbështesim zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Ukrainë. Konflikti nuk mund të zgjidhet ushtarakisht”, deklaroi Merkel.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro rusë prej prillit të vitit të kaluar kanë shkaktuar mbi 5 000 të vdekur.

Kancelarja Merkel ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: