Greqia duhet të vazhdojë të reformohet ndonëse doli nga tetë vite masa shtrënguese për shkak të krizës ekonomike që e preku rëndë, deklaroi kancelarja gjermane gjatë një vizite në Athinë, ku u takua me kryeministrin Aleksis Cipras.

Merkel përgëzon përpjekjet e popullit grek në kohët e vështira të masave shtrënguese të diktuara nga kriza financiare e vitit 2010 dhe nxiti optimizmin duke thënë se pas reformave Greqia do të jetë në gjendje të vetëfinancohet.

Vizita dy ditore e Merkelit erdhi katër muaj pasi Greqia përfundoi paketën e tretë dhe të fundit të ndihmës financiare.

Gjatë viteve të masave shtrënguese, shumë grekë, të ardhurat mesatare të të cilëve ranë ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, e shohin këtë vizitë si simbolin e mundimit duke tërhequr një vëmendje të made, sa që televizioni kombëtar ERT transmetoi drejtpërdrejtë ardhjen e Merkelit që nga aeroporti.

Nesër, Merkel pritet të takohet me presidentin, Prokopis Pavlopoulos, hajë drekë me përfaqësues të sipërmarrjeve dhe të bisedojë me liderin e opozitës Kyriakos Mitsotakis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: