BERLIN– Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se kishte mbështetur zgjatjen katërmujore të një programi ndërkombëtar ndihme për Greqinë dhe se më në fund qeveria e re e kryeministrit grek Cipras i ishte rikthyer realitetit.

”Qeveria greke e Aleksis Ciprasit iu rikthye dalëngadalë realitetit”, deklaroi Merkel gjatë një takimi me deputetët e CDU-së dhe CSU-së.

Ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord sot për vazhdimin e programit të asistencës për Greqinë mbi bazën e një plani reformash propozuar nga Athina.

Lista e reformave të Greqisë u gjykua e mjaftueshme për krijimin e një pike nisjeje.

Një vazhdim i ndihmës për programin grek mund t’i nënshtrohet votimit të parlamenteve të vendeve të eurozonës që e parashikojnë këtë procedurë, sidomos Gjermania.
(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: