GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për tejkalim të momentit në diskutimet aktuale për Greqinë dhe kërkoi që diskutimet për një dalje të mundshme të vendit ballkanik nga zona euro të mbaronin menjëherë.

”Një opsion i ‘Grexit’-it ka qenë në tryezën e bisedimeve, por ne vendosëm të zgjedhim një mundësi tjetër”, deklaroi Merkel për televizionin gjerman, ARD.

”Vendet anëtare të euros ranë dakord të ecin përpara me çështjen greke për një paketë të re ndihme”, theksoi ajo.

“Kjo gjë duhet të zbatohet tani”, tha kancelarja.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: