BERLIN-Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e “paimagjinueshme” që Rusia të marr pjesë në takimin e vendeve më të industrializuara të botës për sa kohë është e përfshirë në konfliktin e Ukrainës.

Duke folur sot në parlamentin gjerman zonja Merkel tha se takimin muajin e ardhshëm i G-7ës në Bavari nuk do të përfshi Rusinë, e cila akuzohet se po mbështet separatistët pro-rusë në luftimet kundër qeverisë së Kievit.

Ajo theksoi se Rusia mori pjesë në takimin e mëparshëm të vendeve më të industrializuara në vitin 2013 në Vilnius por kjo ishte para se Moska të aneksonte gadishullin e Krimesë në kundështim me ligjin ndërkombëtar.

Zonja Merkel shkon sot në Rigë të Letonisë për një takim të udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marr pjesë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Rusinë se ka nxitur konfliktin në lindje të Ukrainës duke mbështetur separatistët në rajonin e Donetskut me armë dhe trupa.

(d.d/Voa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: