Londra nuk ka shfaqur ende një qëndrim të qartë në lidhje me të ardhmen dhe marrëdhëniet post-Brexit me BE-në, u shpreh sot kancelarja Angela Merkel, duke konstatuar se mbeten vetëm gjashtë deri në tetë javë për gjetjen e një marrëveshjeje.

Kjo deklaratë e lideres gjermane vjen pasi kryeministrja britanike, Theresa May e cilësoi ‘’të papranueshëm’’ kundërshtimin e propozimeve të saj nga ana e liderëve europianë gjatë një samiti informal të së premtes dhe bëri me dije për një ‘’bllokim’’ të negociatave.

‘’Kemi përpara gjashtë deri në tetë javë punë veçanërisht të vështirë deri në fund, ku priten të merren vendime politike.  Kjo varet gjerësisht nga ajo që vërtetë dëshiron Britania e Madhe, dhe pikërisht për këtë pikë nuk është shumë e qartë’’, vuri theksin kancelarja gjatë një fjalimi në prani të rrethit të biznesit gjerman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb