Kancelarja gjermane, Angela Merkel synon të shfaqet edhe një herë të fundit në fushatë në kuadër të zgjedhjeve rajonale në Bavari, pavarësisht tensioneve mes asaj dhe aleatëve në koalicion, CSU-së.

“Merkel do të dalë bashkë me kryetarin e Bavarisë, Markus Soeder në një takim me elektoratin më 30 shtator, me ftesë të partisë Unioni Kristian Social (CSU)”, shrkuante dje e përditshmja gjermane “Augsburger Allgemeine”.

Marrëdhëniet mes CSU-së dhe CDU-së së Merkelit kanë qenë të tensionuara prej muajsh në lidhje me mospërputhjet për politikat e azilit, raporton atsh.

CSU-ja kërkon që të aplikohet një linjë shumë më e rreptë ndaj azilkërkuesve, nga sa kërkon Merkel dhe CDU-ja.

Për shkak të këtyre tensioneve, nuk ishte e qartë nëse CSU-ja do të ftonte Merkel-in të merrte pjesë në fushatën e tyre për zgjedhjet e 14 tetorit, ndërkohë që ata përgatiten të mbajnë maxhorancën absolute në parlamentin lokal të Mynihut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: