TIRANË- Megjithëse të gjithë e shohin Kancelaren gjermane si lidere të Europës, madje simbol të Bashkimit Evropian, ajo vetë e mohon një gjë të tillë. E pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, nëse Ballkani ka një lider ashtu si Europa ka Merkel, madje duke përmendur Ramën dhe Vuçic, kancelarja gjermane tha se nuk ka lider në Europë që të jetë kompetent për të gjitha çështjet.

Nuk ka lider në Europë që të jetë kompetent për të gjitha çështjet, e njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin”, tha Merkel.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: