Mediat gjermane i kanë bërë një pasqyrim të gjerë vizitës së Kancelares Angela Merkel nesër në vendin tonë por dhe në dy vende të tjera të rajonit, Serbi dhe Bosnje. Merkel do të niset me një avion AIRBUS 340 të forcave ajrore drejt rajonit tonë ku ndalesa e parë do jetë kryeqyteti shqiptar Tirana.

Mediat i referohen edhe video mesazhit të Kancelares Merkel pak ditë më parë ku evidentohet se përkundër vështirësive shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shanse të mira për t’ju bashkuar BE-së, por ky pranim nuk do jetë i shpejtë. Kancelarja do adresojë dhe çështjet ku duhet të përqendrohet politika dhe qeveria si lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Merkel–citojnë mediat gjermane- do adresojë në vendet e rajonit gjatë kësaj vizite dhe problemin e azilkërkuesve si dhe problemet me të cilat ndeshet komuniteti rom.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb