GREQI

Vota në Parlamentin grek mbi emrin e ri të Maqedonisë, që pritej të zhvillohej sot në mbrëmje, u shty për nesër në orën 14:30, sipas zyrës së kryetari të Parlamentit.

Sipas informacioneve të para, kjo shtyrje vjen për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar nga Parlamenti në Shkup.

Që marrëveshje të hyjë në fuqi duhet të miratohet gjithashtu edhe nga Parlamenti në Athinë nga të paktën 151 deputetë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb