Pas dridhjeve që përjetoi në tre ceremoni të mëparshme, kancelarja gjermane Angela Merkel sot për të dytën herë ka dëgjuar ulur itonimin e himnit gjatë pritjes zyrtare të kryeministres së Moldavisë, Maia Sandu.

Merkel priti homologen moldave, Sundu, sot në Berlin dhe që të dyjat ndoqën ulur në karrige intononin e himneve në podium.

Merkel, e cila nesër do të festojë ditëlindjen e saj të 65-të, për herë të parë ndoqi ulur intonimin e himnit gjatë pritjes së homologut tij danez Mette Frederiksen.

Arsye e përdorimit të karriges në pritjet solemne është dridhja të cilën e ka përjetuar kancelarja gjermane Merkel në tre javët e fundit gjatë ceremonive.

Merkel pati dridhjen e parë më 18 qershor gjatë pritjes zyrtare të kryeministrit ukrainas Vladimir Zelenskiy. Dhjetë ditë më vonë, Merkel pati një problem të ngjashëm gjatë inaugurimit të ministres gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Dridhjet e kancelares gjermane u përsëritën edhe të mërkurën gjatë pritjes së homologut finlandez, Annti Rinne. Rasti ka nxitur spekulime në opinion për gjendjen e saj shëndetësore.

Merkel tha se ndihej mirë dhe nuk kishte asnjë arsye për t’u shqetësuar për shëndetin e saj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb