GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëri ka hedhur poshtë mundësinë e faljeve të borxheve Greqisë, por ka treguar se Gjermania do të tregojë fleksibilitet në lidhje me metodën e shlyerjes.

Duke folur për televizionin ARD, program i Berlinit, Merkel tha se “prerja klasike” e 30-40 përqind e borxhit nuk mund të jetë në bashkimin e monedhës në eurozonë.

“Greqia i kishte dhënë më parë normat e favorshme të interesit, duke zgjatur shlyerjen dhe përfitime të tjera”, tha ajo, dhe sipas saj “ne përsëri mund të flasim për gjëra të tilla, shkruan “RTK”.

“Në këtë rast, për këtë mund të flitet vetëm pas përcaktimit të detajeve të programit të kredisë për të ndihmuar Greqinë”, tha Merkel.

Po ashtu edhe zëvendës kancelari gjerman ka kritikuar ministrin e financave Wolfgang Chäuble për idenë që Greqia “të jetë në pauzë” që pesë vjet të jetë jashtë valutës së përbashkët të euros për të zgjidhur problemet e saj financiare.

Sigmar Gabriel i cili është edhe ministër i Ekonomisë, i tha televizionit ZDF se “nuk është e mençur për të mbështetur atë propozim si Gjermani”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb