GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se në Gjermani nuk ka tolerancë për ksenofobinë.

Ajo i ka bërë këto komente në qytetin Heidenau ku, fundjavën e kaluar, ka pasur protesta të dhunshme kundër refugjatëve.

“Nuk ka tolerancë për ata njerëz që vënë në pyetje dinjitetin e të tjerëve. Nuk ka tolerancë për ata që nuk janë të gatshëm të ndihmojnë aty ku ndihma ligjore dhe njerëzore është e nevojshme”, ka thënë Merkel, derisa ka vizituar një kamp refugjatësh, raporton Radio Evropa e Lirë. Rreth 200 protestues të ekstremit të djathtë janë përballur me Merkelin, duke e quajtur “tradhtare”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: