Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje individëve dhe sipërmarrjeve që të bëjnë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike, në përgjigje të një raporti të lëshuar nga IPCC sot, në OKB përcjell atsh.


“Në shekullin njëzet e një, për shkak të ngrohjes globale, në oqeane do të vihet re një rritje e paparë e temperaturës dhe acidifikimit”, theksoi Komiteti Shkencor për Klimën (IPCC).


“Ngrohja globale në oqeane do të pasojë me një rënie të niveleve të oksigjenit, valë nxehtësie, shira dhe ciklone më të shpeshta, rritje të nivelit të ujit, si edhe pakësim të specieve detare”, thekson raporti për klimën i OKB.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb